Kthehu lart

KSHZ-ja nënshkruan memorandum me organizatën “INKLUZIVA”

KSHZ-ja nënshkruan memorandum me organizatën “INKLUZIVA” GazetaExpress

Personat me aftësi të kufizuara deri më tani e kanë pasur shumë të vështirë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për shkak të mungesës të kushteve që i kanë ofruar institucionet përkatëse për organizimin e procesit zgjedhor.

Por, me qëllim që këto vështirësi të tejkalohen, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe shoqata “INKLUZIVA” nënshkruan memorandim bashkëpunimi, me të cilin do të mundësohet që në ciklet e ardhshme zgjedhore, personat me aftësi të kufizuara të mund të shprehin pa pengesa të drejtën e tyre të votës.

Gjatë nënshkrimit të memorandimit, sekretari i KSHZ-së, Dobre Jançev, tha se tani në mënyrë të koordinuar do të punojnë për të realizuar qëllimet konkrete siç është rritja e pjesëmarrjes së personave me pengesa në procesin zgjedhor, harmonizimin e akteve nënligjore me dispozitat e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën për pjesëmarrje në procesin zgjedhor. Bllagica Dimitrievska nga shoqata “INKLUZIVA” tha se për momentin mungon gjithçka, që nga vendvotimet e deri te qasja fizike e kësaj kategorie.

“Materialet për edukim, materialet në vendvotime dmth gjithçka duhet të ketë përmirësime. Numri i përgjithshëm i objekteve që nuk sigurojnë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara është 54%, në dy rajone, atij të Pollogut dhe rajonit Verilindor të vendit. Në rajonin verilindor është 64 numri, që është numër tepër i lartë i objekteve që nuk kanë qasje. Por nuk ishin në pyetje vetëm objektet por edhe pjesa e organizimit. Zgjedhjet realizohen më shumë nëpër shkolla”, thotë Bllagica Dimitrievska,“INKLUZIVA” .

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Admir Shabani, thanë se deri më tani njësitë rajonale të KSHZ-së kanë pasur përgjegjësitë për organizimin e kushteve për qasje në vendvotim të këtyre qytetarëve .

“Ata propozojnë lokacionin i cili do të shfrytëzohet për votim. KSHZ në të ardhmen por edhe gjatë periudhës së kaluar kemi tentuar që të kemi kujdesë që këta persona të kenë qasje më adekuate, kemi parasysh edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku potencohen personat e aftësi të kufizuara por ju jepet edhe obligim personave zgjedhor që të sigurojmë qasje në këto objekte”, thotë Admir shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes KSHZ-së dhe Shoqatës “Inkluziva”, prej sot, përfaqësuesit e administratës së KSHZ-së do të mbajnë trajnim tre ditor në lidhje me mundësimin për qasje të lehtë në votim të personave me aftësi të kufizuara.

    Data: 13 Mars 2018 16:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera