Kthehu lart

Kontesti i emrit, Pavlopoulos rithekson nevojën për ndryshime kushtetuese

Kontesti i emrit, Pavlopoulos rithekson nevojën për ndryshime kushtetuese GazetaExpress

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos e ka ritheksuar qëndrimin e tij se çështja e emrit duhet të zgjidhet edhe me ndryshimin e Kushtetutës, e pastaj të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe.

Në takimin e tij me kryetarin portugez, Marcelo Rebelo de Souza, Pavlopulos përmendi tre çështje, ndër të cilat edhe atë të emrit.

Sipas tij, marrëveshjes së mundshme Maqedoni-Greqi duhet t’i paraprij ndryshimi kushtetues, dhe theksoi se kjo nuk është kërkesë greke, por kërkesë që “ka të bëjë me Bashkimin Evropian, ligjvënies evropiane dhe në respektimin e asaj që në përgjithësi quhet ligjvënie ndërkombëtare”.

Pavlopoulos kërkon që emri duhet të zgjidhet në mënyrë që të respektohet historia, e drejta ndërkombëtare dhe ligjvënia evropiane./Express/

    Data: 13 Mars 2018 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera