Kthehu lart

Këshilli i ri për reformat, Osmani: Nuk do kemi dy këshilla paralele

Këshilli i ri për reformat, Osmani: Nuk do kemi dy këshilla paralele GazetaExpress

Këshilli i ri për reforma në drejtësi që u themelua me vendim të Qeverisë do të jetë vazhdimsi e aktiviteteve për reforma në gjyqësi.

Kështu vlerëson Juristi Osman Kadriu, sipas të cilit, asesi nuk duhet të minimizohet puna e këshillit të deritanishëm për reforma në drejtësi i Kryesuar nga Ministri i Drejtësisë Bilent Salii.

Ai me sukses ka kryer punën e tij, por faza e realizimit të reformave në gjyqësor duhet të shkojë në nivel më të lartë dhe të kalohet në pjesën e nëntë të planit që parasheh ndjekjen e zbatimit të strategjisë, thotë Osamni.

Sipas tij kjo nuk duhet kuptuar se do kemi dy këshilla paralele përkundrazi këshilli i deritanishëm do të pushojë së funksionuari.

“Në këtë këshill do të ketë antarësi të Këshillit të deritanishëm dhe e dyta asesi nuk duhet ë kuptohet se do kemi dy këshilla me të njejtën detyrë përkundrazi këshilli i deritanishëm nuk do funksionon antarët e këshillit të deritanishëm do inkorporohen me siguri edhe në këshillin e rradhës që do e themelojë Qeveria dhe me të cilin Kryeson Kryeministri i Qeverisë” – tha juristi, Osman Kadriu.

Ndërkaq, ekspertja, Mirjana Najcevska është kritike ndaj mënyrës së realizimit të reformës në sistemin gjyqësorë.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për punë paralele por thjesht për tentim për futje në reformat e sistemit gjyqësor. Në këto të ashtuquajtura qëllime pozitive në esencë zgjidhet mënyrë jo adekuate që krijon kaos të kopetencave të pa përcaktuara, shpërndarje të forcave dhe në masë të madhe pamundësi për të definuar se në cilën mënyrë eksperrtët do të mund të jepnin kontributin e tyre në reformën e sistemit gjyqësor” – u shpreh ekspertja Mirjana Najçevska.

Këshilli i ri për reforma në drejtësi nuk është organ vendimmarrës për çështjet që do parashtrohen para këshillit vendimet do meren nga Qeveria Ministritë përkatëse dhe Parlamenti, vlersojnë ekspertët.Sipas tyre këshilli duhet të arrijë rezulatate që kërkohen nga rekomandimet e Pribesë dhe Komisionit Evropian.

    Data: 13 Janar 2018 17:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera