Kthehu lart

Kasami: Shqiptarët që votuan LSDM-në tani do të votojnë Lëvizjen Besa

Kasami: Shqiptarët që votuan LSDM-në tani do të votojnë Lëvizjen Besa GazetaExpress

I ftuar në emisionin Clik Plus në Tv21, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë se mbi 50 për qind të votave shqiptare të LSDM- janë të Besës, ndërsa me kandidatët dhe programet që do të ofrojë Besa, sipas tij “edhe një përqindje e atyre që kanë mbetur pa vendosur do të vlerësojnë kandidatët e Besës”.

“Votat shqiptare në dominanc do të jenë për Lëvizjen Besa, do të fusë këtu edhe një pjesë e konsiderueshme të atyre votave të BDI-së. Por edhe një pjesë e konsiderueshme edhe të votave të Aleancës, për shkak të turbulencave që ndodhën brenda kësaj aleance”, tha Kasami.

Ai shtoi se Lëvizja BESA futet si fituese në kampin politik shqiptarë.

    Data: 13 Shtator 2017 22:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera