Kthehu lart

Kamçev, Pandeleski dhe Josifoviq në liri, Supremja i liron nga arresti shtëpiak

Kamçev, Pandeleski dhe Josifoviq në liri, Supremja i liron nga arresti shtëpiak GazetaExpress

Biznesmeni Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski  dhe Nenad Josifoviqi, të dyshuar në hetimet e PSP-së në lëndën “PERANDORIA”, sot lirohen nga arresti shtëpiak, me vendim të Gjykatës Supreme.

Sipas këtij vendimi nga gjykata Supreme janë pranuar ankesat e të dyshuarve, ku paraprakisht është sjellë mendim se PSP nuk është kompetente që të procedojë për lëndët që janë marrë nën kompetenca të prokurorisë së rregullt, pas 18 muajve që janë publikuar të ashtuquajturat “bomba”.

Pritet që ankesë deri te gjykata Supreme të dorëzojë edhe i dyshuari Sasho Mijallkov, i cili po ashtu është në burgim shtëpiak.

Në rastin “IMPERIA” të dyshuar janë edhe nëna e biznesmenit Kmaçev, Ratka Kunoska-Kamçeva, motra e tij Kristina Kamçeva –Stojçevska, Vladislav Stojkoviç, Zorica Arsovska, Jovançe Taskovski, Dejan Janev, Liljana Gajdovska, Todor Mirçevski dhe Vançe Mijalçev.

    Data: 04 Mars 2019 18:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera