Kthehu lart

Jugohromi fillon punimet për vendosjen e filtrave

Jugohromi fillon punimet për vendosjen e filtrave GazetaExpress

Kombinati Jugohrom ka filluar punimet për vendosjen e filtrave, si një ndër kushtet themelore për ristartimin dhe fillimin e serishëm me punë të këtij kombinati. Deri tek fillimi i vendosjes së filtrave ka ardhur pas ndihmës financiare që Qeveria i ka dhënë kombinatit përmes instrumenteve të Bankës Maqedonase për Mbështetje dhe Zhvillim.

Deri më tani, sinjali i vetëm që ka filluar vendosja e konstruksioneve metalike të filtrave të Jugohromit është kjo maune që sjellin konstruksionin. Ndërkohë që, incizimi brenda nuk na është lejuar, me pretekstin se javës së ardhshme do të ketë pres konferencë të gjerë për gjitha mediat.

Puna ka filluar për së mbari, punohet me një tempo të përshpejtuar dhe besoj që edhe puna do kryhet përfundimisht. Pas takimit që kishin në Qeveri, ata na mundësuan që t`i fillojnë këto punë me një tempo të përshpejtuar. Nëse punët zhvillohen kështu, do kemi takim tjetër në Qeveri dhe do shohim si do ec puna – deklaroi Bajram Amiti. Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Jugohromit.

Por, edhe përkundër fillimit me punë rreth vendosjes së filtrave, zëvendës ministri i Ekologjisë, Makraduli, shprehet i prerë se Jugohromit nuk do të filloj me punë përderisa nuk kryen tërësisht vendosjen e filtrave.

Kur të marrim informatë kthyese nga ana e kompanisë dhe aplikim të ri, shërbimet tona do shkojnë për ta verifikuar vendosjen e filtarve. Qeveria i ka dhënë përkrahje por financiarisht nuk mund tua them saktë se sa është ndihma – tha Jani Makraduli. Zv.ministër i Ekologjisë.

Ndryshe, i tërë procesi i filtrave do kap vlerën e rreth 4.3 milion eurove, dhe nëse punët ecin pa ndërprerë, në nëntor planifikohet përfundimi i tyre. /Express/

    Data: 14 Qershor 2018 15:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera