Kthehu lart

Jonuz: Ndryshimet në VMRO, asnjë speciale

Jonuz: Ndryshimet në VMRO, asnjë speciale GazetaExpress

Analisti Agim Jonuz vlerëson se komiteti i ri ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së nuk mund të ofrojë asgjë spektakolare.

Duke analizuar ekipin e anëtarëve të rinj dhe të bagazhin e tyre politik përshtypja e Jonuz është se VMRO-ja është ende nën ndikimin e kryesisë paraprake. Lidhur me veprimin politik, në kohën kur është hapur çështja e ndryshimit të emrit, Jonuz vlerëson se VMRO DPMNE-ja do ta forcojë retorikën e megapatriotizmit.

Nëse e shohim strukturën e njerëzve brenda, të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike me nga një përfaqësues si mundësi për zgjedhje, shumë lehtë mund të konstatohet se nuk mund të presim asgjë spektakolare për dallim nga politika që e shihnim deri tani. Përshtypja ime personale është se VMRO-DPMNE-ja është ende nën hijen e familjes dhe ende nuk janë të gatshëm të tregojnë se reformat ose ndryshimet që i paralajmërojnë sjellin diçka të re. VMRO-ja në këtë moment është kopje më e zbehtë dhe më e butë sesa ajo që populli ose pozicioni momental e deinstalon”, u shpreh analisti Agim Jonuz.

    Data: 13 Janar 2018 17:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera