Kthehu lart

Janeva: Të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale janë aktive dhe punohet në to

Janeva: Të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale janë aktive dhe punohet në to GazetaExpress

prokuroria Speciale Publike e meritoi vendin e vet në institucionet e shtetit. Përveç asaj që do të vazhdojë të punojë me mandat të pakufizuar,  më e rëndësishme është që  rrjedha e lëndëve që i ka punuar deri tani nuk do të përfundojë me asnjë vendim ligjor. Kjo do të thotë se pa dallim nëse do t’i punojmë ne lëndët e caktuara apo prokuroria për krim të organizuar, të gjitha lëndët janë aktive dhe punohen.

Këtë e deklaroi sot prokurorja speciale Katica Janeva, pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim për shfrytëzimin e Sistemit  për mbledhje dhe përpunim të të dhënave statistikore për parandalim dhe  shtypje të korrupsionit dhe larje parash në të cilën fjalim mbajtën ministrat e Drejtësisë, të Punëve të Brendshme, dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Renata Deskoska, Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevski si dhe kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.

Për  prokurorin shtetëror publik Lubomir Joveski, ligji i ri për prokurori publike, në të cilin është inkorporuar PSP, përmban dispozita të mira të cilat mundësojnë funksionim të mëtutjeshëm të PSP-së dhe PP-së.

“Çdo gjë për të cilën nuk do të mund të veprojë PSP, ndërsa  që do të mund të udhëhiqet, do ta ndërmarrë prokuroria kompetente, sipas  veprës penale për të cilën udhëhiqen procedurat”, tha Joveski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse PSP do të punojë pa “bombat” në lëndët si “Perandoria”, prokurorja Katica Janeva potencoi se nga momenti i parë ka thënë se “bombat” gjithmonë ishin problematike, që në momentin kur nuk u pranuan nga ana e  gjykatës si mjete dëshmuese. Theksoi se PSP gjithmonë  në hetimet e saj dhe parahetimet është munduar  të mbledhë aq sa mundet  më shumë materiale dëshmuese dhe   deklarata nga dëshmitarët për ngjarjet konkrete të lidhura me “bombat”.

“”Bombat”  i kanë lehtësuar  dhe sqaruar disa punë në lidhje me  dëshmitë tjera  materiale dhe verbale, por konsideroj se  edhe mënyra e punës pa “bombat” është sfidë për prokurorët  special publik dhe do të mundohemi të jemi  në lartësi të detyrës”, deklaroi Janeva.

Gazetarët e pyetën nëse PSP ka dëshmi të mjaftueshme për rastin “Regjistrimi” për Ali Ahmetin dhe a  mundet  në periudhën më të shpejtë  të pritet  akuzë, Janeva u përgjigj se  punohet në këtë lëndë, dhe ende është në hetim.

E pyetur nëse me ligjin e ri nuk do të shpëtohet ndonjëri nga politikanët përkatësisht funksionarët nëse “bombat” nuk do të jenë dëshmi, ajo theksoi se gjithçka është e mundur.

“Dikush mund të shpëtohet, ndërsa dikush mundet plus të akuzohet. Por, ne  në tërësi jemi të kënaqur  që na zgjerohet kompetenca. Nuk jemi të kufizuar vetëm në “bombat” sepse  në periudhën që e analizuam konsiderojmë se ka edhe shkelje tjera  të Kodit penal. Ashtu ndoshta tani në parahetime të shtruara do të hapim edhe shumë lëndë tjera më të mëdha nga ato që i kemi”, sqaroi ajo.

E pyetur nëse pret PSP ta marrë mbështetjen e deputetëve,  ajo tha se nuk dëshiron të spekulojë, por, theksoi, janë të kënaqur nga mënyra në të cilën është vepruar drejt sjelljes së ligjit. Potencoi se shumica e deputetëve janë për ligjin e PSP-së dhe shfaqi shpresë se  besimi i qytetarëve  ende është i fuqishëm në PSP.

Për vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Perandoria” për lëshimin nga burgu shtëpiak të një pjese të të dyshuarve,  dhe a është ndjekur Sasho Mijallkov, Janeva konsideron se  më e rëndësishme është që PSP ka mjaft dëshmi për lëndët  që të vazhdohen hetimet dhe parahetimet e caktuara  në të cilat punohet për këto persona.

“Ndoshta në të ardhmen dhe në afatin e mundur më të shpejtë, do të kërkojmë  nëpër lëndë tjera masa të caktuara për persona të caktuar”, tha ajo,  duke shtuar se  është e mundur për Mijallkovin të kërkojnë paraburgim  për lëndë tjerë  nëse lëshohet për lëndën “Perandoria”.

Në lidhje me akuzat nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se nga ana e saj ka pasur shantazh për shkrirje të pronës së partisë për mbështetje nga deputetët  për ligjin, Janeva informon se ka pasur takim  me të pas iniciativës së tij, përmes personit të tretë të pranishëm atje, në të cilën nuk ka pasur kurrfarë  kërcënime dhe shantazhe. Ka pasur bisedë jo të lidhur  për kritikat  se vetëm disa persona të caktuar janë lëndë e hetimit nga ana e PSP-së.

“Kam menduar se është mirë të bisedohet dhe ta lus Mickovskin ta mbështesë  përderisa vjen deri te ligji për PSP-në me të cilin i vazhdohet  mandati për  kohë të pacaktuar si pjesë e  sistemit gjyqësor,  se mund ta shqyrtojë  atë çështje në partinë e tij që të mund të japin përkrahje”, deklaroi Janeva.

    Data: 06 Mars 2019 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera