Kthehu lart

Investitorët e huaj janë shpërblyer me miliona euro

Investitorët e huaj janë shpërblyer me miliona euro GazetaExpress

Zëdhënësi i qeverisë sot zbuloi se mbi 225 milionë euro u janë dhënë 25 investitorëve të huaj, kompani që kanë punësuar 20 mijë persona në dhjetë vitet e kaluara, deri sa qeveria udhëhiqej nga VMRO-DPMNE dhe BDI.

Rreth 90 për qind e këtyre investimeve kanë shkuar në pjesët maqedonase të vendit dhe kanë punësuar maqedonas, që do të thotë se qeveria VMRO-BDI me para të shqiptarëve nga buxheti ka sponzoruar punësimin e maqedonasve. Numri më i madh i kompanive të huaja kanë investuar në qytetet e Maqedonisë Lindore, kurse kjo drejtori është udhëhequr nga kuadër shqiptar. Një nga këta drejtorë ishte edhe Visa Fida, i cili më pas u avancua edhe në postin ministër pa resor.

Gazeta “Fokus” ka shkruar se një ndër kompanitë që ka përfituar është edhe një kompani belge, e themeluar në fund të vitit 2015, e emërtuar si “Qendra për Përkrahje dhe Zgjidhje MK”, e cila në Maqedoni ka ardhur duke përfituar nga lehtësimet tatimore dhe ndihmat shtetërore.

Kjo kompani më tutje punëson në postin e Menaxherit vëllai e drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja z. Ariton Fida, i cili paraqitet si personi kyç në këtë kompani për Maqedoninë. Më vonë kjo kompani ka dhënë 25.000 Euro në konton e BDI-së si donacion për zgjedhje. Pikërisht ky moment ka hapur shumë pikëpyetje tek mediet maqedonase.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 19:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera