Kthehu lart

Historia skandaloze, nxënësit shqiptar mësojnë për sllavët

Historia skandaloze, nxënësit shqiptar mësojnë për sllavët  GazetaExpress

Pas librit “Vizatojmë Abetarën”, që para një dite shitej në Tetovë, me çmim 100 denar, sot në rrjetet sociale është publikuar një pjesë e librit të Historisë për klasën e gjashtë.

Pas librit “Vizatojmë Abetarën”, që para një dite shitej në Tetovë, me çmim 100 denar, sot në rrjetet sociale  është publikuar një pjesë e librit të Historisë për klasën e gjashtë. Ky libër për autor ka dy historian maqedonas dhe një historian shqiptar të cilët sllavët i paraqesin si krijues të shumë shteteve duke shtrembëruar faktet historike Në anën tjetër pothuajse gjatë gjithë këtyre viteve ministër i arsimit ka qenë shqiptar nga radhët e partisë së Ali Ahmetit, kurse  tekstet kanë vazhduar të jenë me përmbajtje fyese dhe joadekuate.
 Në parathënie fëmijët 12-vjeçar lexojnë se në temën për mesjetën e hershme do mësojnë për sllavët. Sllavët e lavdishëm që paskan krijuar shtete ndër të cilat na kanë krijuar edhe shtetin Shqiptar ku elementi sllav paska qenë i shtypur në mënyrë permanente. Këtë lexojnë fëmijët shqiptarë nga autorët: Milan Boshkovski, Jordan Ilioski, dhe Nebi Dervishi. Disa herë prindërit dhe këshillat e shkollave kanë ngritur  zërin për përmbajtjen e teksteve shkollore, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga ish ministrat shqiptar të arsimit në Maqedoni. Shteti Shqiptar duhet të veprojë që ky libër mos përdoret në shkollat në Maqedoni as për fëmijët shqiptarë as për fëmijët maqedonas. 

    Data: 13 Shtator 2017 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera