Kthehu lart

Gykata Supreme do të vendosë për Xvonko Kostovskin

Gykata Supreme do të vendosë për Xvonko Kostovskin GazetaExpress

Sot në Gjykatën Supreme në seancë do të vendoset për fatin e njërit nga dy “fishkëllyesit” në Maqedoni, Xvonko Kostovski, njeriu i cili është njëri nga iniciatorët për të treguar se ish-pushteti i VMRO-DPMNE-së ka përgjuar me mijëra qytetarë.

Kostovski tani është i akuzuari i vetëm në rastin “Puç“ që e ka hapur Prokuroria Themelore Publike në kohën kur udhëhiqej nga prokurori, tanimë i shkarkuar, Marko Zvërlevski.

Kostovski në atë kohë, ka qenë i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ngarkohet se me urdhër të ish-shefit të Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, ka futur numra në pajisjen për përgjim, ka incizuar, ndërkaq më pas materialet ia ka dorëzuar Gjorgi Llazarevskit (Ish i punësuar në DSK, i cili gjithashtu është i akuzuar në po të njëjtën lëndë, por tani është liruar nga akuza), i cili ia ka dhënë Verushevskit (gjithashtu i akuzuar, por i liruar nga akuza). /Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 10:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera