Kthehu lart

Gjykata Kushtetuese ua ulë rrogat nënkryetarëve të Qeverisë

Gjykata Kushtetuese ua ulë rrogat nënkryetarëve të Qeverisë GazetaExpress

Nëpër media sot është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim për ndërprerjen e llogaritjes së rrogave në bazë të koeficientit për pesë nënkryetar të Qeverisë, Koço Angjushev, Bujar Osmani, Radmila Shekerinska, Hazbi Lika dhe Oliver Spasovski. Sipas Gjykata për këtë vendim sqarojnë se funksioni nënkryetar nuk ekziston ë legjistlativën e Republikës së Maqedonisë.

Kështu, rroga e tyre do të përllogaritet me koeficient 3.70 nga rroga mesatare, siç është rasti edhe ministrat tjerë, e jo me koeficient 4.00 siç ka qenë deri më tani.

“Neni 14 i Ligjit për rroga dhe të ardhura tjera, përcakton koeficienti i rrogave të nënkryetarve të Qeverisë, funksion publik që nuk ekziston në legjislativin e Maqedonisë, për këtë aryse Gjykata Kushtetuese konsideron se rregullativa ligjore nuk është e qartë dhe e zbatueshme dhe nuk është në pajtueshmëri me sundimin e së drejtës, si një na postulatet kryesore të rendit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky ndryshim ligjor ishte propozuar nga partia e “Majta”

Ndryshe, nënkryetarët e Qeverisë marrin rroga vetëm për 150 euro më pak se vet kryeministri. Rroga e nënkryetarëve të Qeverisë, Osmani, Lika, Shekerinska, Agjushev dhe Spasovski arrijnë në 1 mijë e 156 euro, ndërsa rroga e ministrave është në vlerë prej 1 mijë e 70 euro./Express/

    Data: 13 Mars 2018 15:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera