Kthehu lart

Fillojnë pakënaqësitë në Aleancën për Shqiptarët

Fillojnë pakënaqësitë në Aleancën për Shqiptarët GazetaExpress

Përfaqësues të disa degëve të ASH-së, të cilët kanë ngelur të pakënaqur nga Kongresi i kësaj partie, si dhe nga mënyra e menaxhimit nga kreu i saj, kanë zhvilluar një takim koordinativ. 

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga degët: Kumanovë: Likovë, Çair, Shutkë, Çuçer Sandevë, Veles, Butel, Gazi Babë dhe Saraj.

Këto degë kishin paralajmëruar edhe para kongresit pakënaqësitë e tyte, të cilave u ishin bashkangjitur edhe degë të tjera. 

Kreu i ASH-së Ziadin Sela, pakënaqësitë dhe fraksionizmin brenda partisë i ka quajtur si tentim të pushtetit për ta përçarë partinë./Gazeta Express/

    Data: 13 Mars 2018 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera