Kthehu lart

Emri i Maqedonisë, opozita greke kërkon votëbesim për qeverinë e Ciprasit

Emri i Maqedonisë, opozita greke kërkon votëbesim për qeverinë e Ciprasit GazetaExpress

Lideri i opozitës greke, Kirjakos Micotakis, propozoi inteperlancë në Parlamentin grek për qeverinë e Aleksis Ciprasit për shkak të marrëveshjes për emrin.

Sipas Micotakisit, bëhet fjalë për marrëveshje të keqe dhe se pranimi i gjuhës dhe kombësisë maqedonase është dështim i papranueshëm kombëtar.

Kryetari i Demokracisë së Re vlerëson se Maqedoni bëhet shtet me përcaktim gjeografik, por jo edhe populli i saj.

“A mund të më tregoni pse qytetarët të quhen maqedonas dhe të flasin gjuhën maqedonase?”, e pyet Micotakis kryeministrin Cipras.

Micotakis poashtu shpreh vërejtje se Cipras përgatitet për nënshkrim të marrëveshjes të dielën në Prespë, pa konfirmuar se posedon shumicë parlamentare dhe pa përkrahje unanime nga kabineti i tij.

“Gjith kjo ëhstë pa precedent. Jam i obliguar t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë e parapara me kushtetutë për të penguar devijimin e institucioneve dhe vendosjen e ardhmërisë së vendit në hipotekë”, thotë Micotakis.

    Data: 14 Qershor 2018 18:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera