Kthehu lart

Edhe katër ditë për verifikim të Listës zgjedhore

Edhe katër ditë për verifikim të Listës zgjedhore GazetaExpress

Më 14 mars skadon afati për skadim për verifikim të Listës zgjedhore dhe paraqitje për votim të diasporës. Në këtë datë përfundon edhe parashtrimi i kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Verifikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në sektorët rajonalë dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga ora 08:30 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe ditët nga fundjava dhe festat. Më 14 mars të vitit 2019, verifikimi publik do të zgjat deri në ora 24:00.

Lista zgjedhore vendoset në verifikim publik me gjendje të të dhënave të qytetarëve me 18 vjeç të plotësuara me letërnjoftim valid apo pasaportë në ditën e zgjedhjeve (21 prill të vitit 2019), persona të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes së zgjedhjeve (8 janar 2019) dhe të dhëna tjera nga Lista zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (21 prill i vitit 2019).

Nga KSHZ-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar, të cilët dëshirojnë të kryejnë verifikim në[ të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, këtë ta bëjnë  në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe në sektoret rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së.

Lista e adresave e sektorëve rajonale dhe zyrtar e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe informacione tjera më të hollësishme mund të gjenden në ueb faqen ueb faqen zyrtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kërkesë për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore, qytetarët, mund ta parashtrojnë vetëm në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dytë do të mbahet më 5 maj.

Në garat presidenciale do të marrin pjesë Gordana Siljanovska – Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.

Kandidati i përbashkët më 31 partive politike, nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvendi dhe mbi 32.000 nënshkrime nga qytetarët.

Kandidatja e VMRO-DPMNE, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova e fitoi besimin e shumicës së delegatëve të VMRO-DPMNE-së për kandidatin e tyre presidencial, por mori mbështetje edhe nga 16.000 qytetarë.

Nënshkrimet e nevojshme civile për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale i mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e kandiduan Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa. 

    Data: 11 Mars 2019 12:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera