Kthehu lart

Edhe dy ditë afat për paraqitjen e tatimit

Edhe dy ditë afat për paraqitjen e tatimit GazetaExpress

Qytetarët përsëri presin momentin e fundit për t’i paraqitur tatimet e tyre. Edhe 170 mijë qytetarë deri të enjten, kur edhe është dita e fundit, pritet t’i dorëzojnë paraqitjet vjetore të tatimit pranë sporteleve të DAP. 

Siç informojnë nga DAP deri dje janë dorëzuar mbi 230 mijë paraqitje të tatimit, prej të cilave më tepër në Shkup me mbi 86 mijë paraqitje.

Nga Drejtoria përkujtojnë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet edhe në pikat plotësuese e DAP në Qendër si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom. Këtë vit qytetarët për herë të fundit e kanë obligim të dorëzojnë paraqitje vjetore të tatimit, pasi nga viti i ardhshëm këtë do ta bëjë DAP./Gazeta Express/

    Data: 13 Mars 2018 12:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera