Kthehu lart

Dimovski: Mund ta mbështes vazhdimin e punës së PSP-së

Dimovski: Mund ta mbështes vazhdimin e punës së PSP-së GazetaExpress

Brenda VMRO-DPMNE ka qëndrime të ndryshme për ekzistimin e Prokurorisë Publike Speciale. Përderisa lideri Hristijan Mickovski vlerëson se ekzistimi i PSP-së duhet të jetë në formë tjetër, duke u lustruar të gjithë funksionerët aktual të pushtetit dhe jo vetëm opozita, ndryshe mendon. njëri nga figurat kyçe në VMRO-DPMNE, deputeti Ilija Dimovski.

Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai deklaron se mund ta mbështes ligjin  për Prokurorinë Speciale Publike, nëse do të kishte garanci se ky institucion do të sigurojë sundimin e së drejtës. Ai shton se si pjesëtar i Kuvendit gjatë procesit të krijimit të PSP-së, përpiqet të definoj qëndrim për të mbështetur ekzistimin e mëtejshëm të speciales. Sipas tij si në Kuvend dhe në gjyqësor, ashtu edhe në PSP ka njerëz profesionist si edhe jo profesionist. Por dhe procedura kualitative dhe jo kualitative.

"Kur e gjithë kjo do të thotë  kur e gjitha do ta paketohej në një sistem i cili do të thotë garanci për të drejtat e njeriut, që do të thotë garanci e sundimit të së drejtës, unë do të mendohesha të jap mbështetje për ekzistimin e mëtejshëm të PSP-së, posaçërisht për shkak të asaj që jam pjesë e atyre procedurave. Në atë aspekt që unë nuk ndjehem fajtor. Unë edhe nuk kam qenë person përgjegjës për punë materiale-financiare, për atë që në një mënyrë PSP më tangon. Në mënyrë formale-juridike unë nuk duhet të jem pjesë e atyre lëndëve, por dua ta dëshmoj këtë”, tha DImovski.

    Data: 10 Mars 2019 15:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera