Kthehu lart

DASH përshëndet arritjen e zgjidhjes për emrin

DASH përshëndet arritjen e zgjidhjes për emrin GazetaExpress

Departameniti i Shtetit në SHBA vlerëson se marrëveshja për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe do të përforcojë sigurinë rajonale.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se kryeministrat Zaev dhe Cipras shfaqën vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një marrëveshje për të dyja palët.

“Jemi të gatshëm të përkrahim këtë marrëveshje, ashtu siç ishte kërkuar nga të dyja vendet”, thotë Nauert në deklaratën e saj për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

SHBA-ja shpreh falënderime ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili për 20 vjet kërkoi mënyrë për të zgjidhur çështjen e emrit./Gazeta Express/

    Data: 13 Qershor 2018 09:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera