Kthehu lart

Bullgaria përshëndet marrëveshjen, por kërkon garanci për synimet irredentiste

Bullgaria përshëndet marrëveshjen, por kërkon garanci për synimet irredentiste GazetaExpress

Bullgaria e përshëndet arritjen e marrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por kërkon edhe garanci se nuk do të ketë synime irredentiste. Qëndrimi është bëri i ditur në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Theksohet se marrëveshja hap rrugë për përparimin e Maqedonisë drejt integrimit në strukturat evropiane, ndërkohë që Bullgaria është duke e kryesuar Këshillin e Evropës.

MPJ bullgare rikujton se Bullgaria e ka njohur Maqedoninë me emrin e tanishëm kushtetues, dhe se emri i ri nuk duhet të interpretohet si bazë për ndryshim të mundshëm të kufijve të tanishëm, ose pretendime ndaj fqinjëve, respektivisht gjuhës, kulturës, historisë e identitetit. /SHENJA

    Data: 12 Qershor 2018 23:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera