Kthehu lart

Bujar Osmani: NATO është garancia e vetme për shqiptarët

Bujar Osmani: NATO është garancia e vetme për shqiptarët GazetaExpress

Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani ka dhënë sinjale pozitive sa i përket çështjes së emrit me Greqinë. Ai këto deklarata i tha mbrëmë në emisionin e Blendi Fevziut ku tha se Maqedonia është shumë afër zgjidhjes së emrit me Greqinë.

“Maqedoni tani është në një udhëkryq dë quhet të përcaktohet në dekadat e ardhshme, gjithashtu është një mundësi historike për të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vet për çështjen e emrit” U shpreh Bujar Osmani në Opinon të Blendi Fevziut.Osamni tha se ka një pako prej shtatë pikave që bisedohet me Greqinë ku janë edhe me identitetin maqedonas, përdorimi i emrit dhe disa tjera që po vazhdon bisedimi.

Zv.kryeministri Osmani gjithashtu u shpreh se për shqiptarët ka shumë rëndësi integrimi i Maqedonisë në NATO duke e ditur se zgjidhja e emrit është një parakusht për integrimin e vendit andaj edhe shqiptarët janë të interesuar që të zgjidhjet emri i Maqedonisë.Sipas Osmanit muajt qershor dhe korrik do të jenë muajt e rëndësishëm të Maqedonisë ku nëse në Qershor zgjidhet emri atëherë Maqedonia mund të hap bisedime për në BE dhe NATO./Express/

    Data: 13 Mars 2018 14:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera