Kthehu lart

Bilall Kasami jep dorëheqje

Bilall Kasami jep dorëheqje GazetaExpress

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nga organet e Kuvendit të Maqedonisë ka kërkuar që të përgatitet dorëheqja e tij prej postit të deputetit.

Siç bëjnë të ditur për Portalb nga BESA arsyeja e dorëheqjes së tij është sepse Kasami do të kandidojë si kryetar i Komunës së Tetovës.

“Bilall Kasami nga organet e Kuvendit ka kërkuar që të përgatitet dorëheqja e tij nga posti i deputetit. Kjo bëhet pasi që i njëjti do të kandidojë si Bilall Kasami për kryetar komune në Tetovë në zgjedhje lokale”, thanë nga BESA.

Ndryshe, më sot shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator./Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera