Kthehu lart

BDI edhe 20 vjet në pushtet, nëse dikush nuk ndryshon?

BDI edhe 20 vjet në pushtet, nëse dikush nuk ndryshon? GazetaExpress

BDI edhe 20 vjet do të qeverisë, nëse partitë opozitare shqiptare nuk bashkohen në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e thotë profesori universitar Nuri Bexheti në një debat në Tv Dukagjini.

Sipas tij, opozita e përçarë edhe pse siguron më shumë vota në total, megjithatë kurrë nuk ka arritur që ta tejkalojë BDI-në, e cila gjithmonë ka pasur gati rezultat të dyfishtë.

“Unë e kam një porosi. Nëse partitë opozitare nuk bëhen bashkë, bile një vit para zgjedhjeve, duke dalur dhe duke dëshmuar me program e vizion të qartë, BDI sërish do të fitojë”, ka theksuar Bexheti.

Sipas tij, është rast unik se si kjo parti që nga themelimi e deri tani ka qenë në pushtet. Ai shtoi se opozita duhet të reflektojë unitet dhe jo përçarje, siç po ndodhin ditëve të fundit me përçarjen e Lëvizjes BESA.


    Data: 13 Janar 2018 13:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera