Kthehu lart

BBC: Maqedonia dhe Greqia i japin fund problemit 27 vjeçar

BBC: Maqedonia dhe Greqia i japin fund problemit 27 vjeçar GazetaExpress

Arritja e zgjidhje për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë u përhap në gjithë botën. Përveç prej disa lider të partive të caktuara, marrëveshja u përshëndet edhe nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogherini.

Mediat e huaja poashtu reflektuan marrëveshjen. “Maqedonia dhe Greqia arrin marrëveshje për problemin 27-vjeçar të emrit”, ky ishte titulli i televizionit anglez BBC. Siç shkruan BBC, pas shumë viteve të kapluar me protesta dhe diplomaci të pafundshme, më në fund dy shtetet u pajtuan për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i zgjidhjes është që Greqia të largoj veton e saj dhe ti mundëson Maqedonisë ti bashkohet NATO-së dhe BE-së, shkruan BBC. Duke elaboruar marrëveshjen historike mes Maqedonisë dhe Greqisë, BBC shton se emri i ri do të përdoret edhe ndërkombëtarisht edhe në takimet bilaterale. Siç përfundon tekstin, BBC thekson se që prej vitit 1994 diplomati amerikan Metju Nimic kishte tentime për të ndërmjetësuar në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare, diçka që sot më në fund u realizua.

    Data: 12 Qershor 2018 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera