Kthehu lart

Andov: Nëse shkojmë kundër marrëveshjes do të marrim shuplaka të rënda

Andov: Nëse shkojmë kundër marrëveshjes do të marrim shuplaka të rënda GazetaExpress

Ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov mendon se marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit që kanë arrit Maqedonia dhe Greqia është një nga shanset të zgjidhet ai kontest.

Andov në deklaratën për MKD.mk ka thënë se nëse tani nuk zgjidhim kontestin, “në të ardhmen do të përkeqësohet situata dhe zgjidhjet do të jenë më të këqija”, transmeton Medial.mk.

“Ai është raport i forcave, të opinionit të gjerë botëror dhe nëse shkojmë kundër kësaj, do të marrim shuplaka të rënda. Dikush do të thotë se kjo është diskriminim ndaj Maqedonisë. E njëjta do i ndodhë edhe Greqisë nëse ajo e refuzon. Edhe atje ka pakënaqësi të mëdha, atë e shohim”, ka thënë Andov./Express/

    Data: 14 Qershor 2018 15:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera