Kthehu lart

Aksion për grumbullimin e parave për kreun e organizatës “Qoseto”

Aksion për grumbullimin e parave për kreun e organizatës “Qoseto” GazetaExpress

10 mijë dollarë ndihmë kërkohen për Goran Angelov, kreun e organizatës “Ando Janev – Qoseto”, i cili është ndër të arrestuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Aksioni për grumbullimin e parave po shkon përmes faqes së njohur të donacioneve “Go fun me”. 

Por, deri nga 10 mijë dollarë sa kërkohen janë tubuar vetëm 500 dollarë dhe përkundër thirrjeve masive, tregohet një injorim për mbështetjen e këtij personi që shihet se si natën e 27 prillit kërcënonte kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e ASH, Ziadin Sela. 

Këto para që kërkohen thuhet se dedikohen për të afërmit e tij në Veles

    Data: 13 Mars 2018 17:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera