Kthehu lart

Aeroporti i Shkupit fitoi Çmimin ASQ për cilësinë e shërbimeve për vitin 2018

Aeroporti i Shkupit fitoi Çmimin ASQ për cilësinë e shërbimeve për vitin 2018 GazetaExpress

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot mori çmimin ASQ (Airport Service Quality) për cilësinë e shërbimeve të aeroportit për vitin 2018 nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Aierport Council International ACI) që e klasifikoi si një ndër më të mirët në Evropë në kategorinë e dy milionë udhëtarëve në vit, e shikuar nga aspekti i përvojës së vet udhëtarëve.

Çmimin që merr aeroporti i Shkupit për të katërtën herë është marrë në konkurrencë të 23 aeroporteve në rajonin evropian, ndërsa gjithashtu nga paneli i njëjtë janë shpërblyer edhe aeroportet spanjolle: Allmeria, Xhirona, Melinja dhe Saragosa.

ACI e ndan këtë çmim nga Programi për Cilësi të Shërbimeve të Aeroportit me çka mat kënaqësinë e udhëtarëve në 37 indikatorë vendimtarë për sukses. Realizohet nga agjentë të certifikuar për realizimin e anketave me udhëtarë përderisa janë në aeroport, përmes pyetësorëve për kualitet të shërbimeve të aeroporteve të ACI-të.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedonia Alper Ersoj, ky çmim e vërteton përkushtimin e sigurimit të shërbimeve të udhëtarëve me cilësi më të lartë.

    Data: 06 Mars 2019 16:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera