Kthehu lart

​ Kjo është arsyeja se pse mendon që nuk ke çfarë të veshësh

​  Kjo është arsyeja se pse mendon që nuk ke çfarë të veshësh GazetaExpress

Të gjithave na ka ndodhur, në një ditë në zyre, ose përpara ndonjë feste, hapim dollapin tonë, kërkojmë diçka për të veshur, dhe kemi ndjenjën që nuk kemi asgjë.

Me ndjenjën e keqe që na vjen kur shohim se ka gjëra që më nuk na bëjnë, tjerat që nuk shkojnë më stilin tonë ose i mendojmë se nuk janë më në modë. Por ? Pse ndjehemi që nuk kemi asgjë për të veshur kur dollapi ynë është i mbushur plot ?

Në fillim duhet të marrim vesh për arsyet se pse nuk na pëlqejnë rrobat apo këpucët që ne i kemi. Janë shumë të vjetra ? Nuk shkojnë me stilin e tanishëm, apo si është puna?

 Në shumë raste dollapi jonë është i mbushur me 70 ose 80% të rrobave ose këpucëve që ne më nuk i përdorim, kemi shumë më shumë rroba që nuk i përdorim se sa ato që i përdorim shumë shpesh.

Figura ime nuk është siç ka qenë

Nëse ke rroba që më nuk të bëjnë për shkak se ke shtuar peshë, ose ke lindur një bebe, mendo fillimisht, qe sa kohë që nuk të bëjnë këto rroba ? Me të vërtetë do të vishje atë rrobë nëse do të bënin ? Shpesh e mendojmë se nëse gjuajmë rroba të caktuara nuk do të kemi motiv më për i humbur ato kile të tepërta. Por nuk e mendojmë se sa keq është të i shohësh ato rroba në dollap çdo ditë pa mundur të i përdorim.

Zgjedhja është të i mbajmë këto rroba një vend tjetër, të i ruajmë aty. Por jo në dollap kur i shohim çdo ditë.

Rroba të vjetra

Refuzon të i gjuash fustanin tënd të preferuar ose xhinset që të rrinin aq mirë, por tani janë shumë të vjetër? Tani nuk mund të bësh asgjë për gjërat që më përpara të bënin të ndjehesh kaq komode.

Tento të gjesh zëvendësime të ngjashme me fustanin tënd të preferuar ose të blesh xhinse të reja komode.

Kujto që sa më pak opsione të kesh është më e lehtë të zgjedhësh./GazetaExpress

    Data: 14 Qershor 2018 15:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera