Kthehu lart

Gruaja që u bë gati për vdekjen, bleu arkivolin përpara se të vdiste

Gruaja që u bë gati për vdekjen, bleu arkivolin përpara se të vdiste GazetaExpress

Një grua ka ndarë fotografitë brenda arkivolit, të cilën e bleu edhe pse nuk ishte duke vdekur.

Zodwa Wabantu, një personalitet i mediave në Afrikën e Jugut, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një arkivol të shtrenjtë në një post që shkaktoi konfuzion mes miqve të saj.

“Vdekja, shoqëria ka frikë për të folur për vdekjen, të gjithë do të vdesim. Unë bëra një zgjedhje për të blerë arkivolin tim 8500 euro”, shkroi ajo në postim.

Duke folur për TshisaLive, Zodwa shpjegoi se kur nëna e saj vdiq ajo u varros në një arkivol të lirë dhe ajo nuk donte të njëjtën gjë për vete.

Fansat e saj në Instagram kanë pasur reagime të përziera ndaj blerjes së pazakontë. Një shumicë e tyre vlerësuan se veprimi përkon vetëm me personat që kanë çrregullime mendore.

    Data: 11 Mars 2019 07:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera