Kthehu lart

Xiaomi sjell laptopin e ri me teknologji të fundit

Xiaomi sjell laptopin e ri me teknologji të fundit GazetaExpress

Në një ngjarje në Kinë, kompania e njohur kineze Xiaomi ka lansuar dy smartfona të rinj premium dhe laptopin e ri të teknologjisë së fundit.

Laptopi i ri, Mi Notebook Pro, vjen me trup nga metali, skajet shumë të holla prej 6.52 mm, 81.5 për qind ekran në raport me trupin dhe xhamin Corning Gorilla Glass 3.

Xiaomi Mi Notebook Pro vjen me ngjyrë të zezë dhe fillon me çmimi prej rreth 880 dollarë për versionin Core i5 + 8 GB RAM memorie, ndërsa top modeli me Core i7 + 16 GB RAM kushton rreth 1080 dollarë, transmeton Koha.net.

Xiaomi premton se laptopi i ri nuk do të nxehet për shkak se ka përmirësuar sistemin e ftohjes i cili dyfishon rrjedhën e ajrit përbrenda dhe jashtë laptopit. Ndër specifikat tjera përfshihen edhe tastiera me ndriçim, sensori për gishtërinj i integruar në hapësirën e mausit si dhe altoparlanti nga Haman Infinity.

Këto janë specifikat e plota të Xiaomi Mi Notebook Pro:

Ekran 15.6-inç (1920 x 1080 pikselë) me xhamin Corning Gorilla 3

Procesor të gjeneratës së 8-të Intel Core i5-8250U (3.4 GHz) / i7-8550U (4GHz) me kartelë grafike 2GB DDR 5 NVIDIA GeForce MX150

8 GB / 16 GB DDR4 2400 MHz RAM memorie, 256 GB PCle SSD memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi

Sistemin operativ Windows 10

Kamerën 1 MP HD dhe mikrofon digjital

WiFi 802.11ac 2x2 (2.4 GHz dhe 5 GHz), Bluetooth 4.1

Dimensionet: 360.7 x USB Type-C, 3-në-1 (SD/SDHC/SDXC) kartela lexuese

Porti për kufje 5mm, altorparlantët 2.5W x 2 Harman Infinity

Baterinë me kapacitet prej 60 Wh

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 02:29
    Autori: GazetaExpress
    • HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit

      HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit 0

    Të tjera

    • Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri

      Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri 0

    • Çfarë po ndodh me Bitcoin?

      Çfarë po ndodh me Bitcoin? 0