Kthehu lart

Volkswagen prezanton konceptin I.D. Crozz (Foto)

Volkswagen prezanton konceptin I.D. Crozz (Foto) GazetaExpress

Volkswagen prezantoi konceptin tërësisht elektrik I.D. Crozz, të cilin kjo kompani prestigjioze gjermane e ka njoftuar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një veturë ku ndërthuret mjeshtërisht teknologjia me tradicionalen, transmeton tch. Gjithçka ofrohet në dy forma, që nga hapja e derës, që bëhet si me çelës, ashtu edhe me prekje përmes gjurmës së gishtërinjve.

Po ashtu edhe ndezja e veturës mund të bëhet përmes prekjes së timonit, ose me metodën tradicionale përmes çelësit.

I.D. Crozz është i pajisur me inteligjencë artificiale, që ndihmon në drejtimin e veturës, si dhe është në gjendje që përmes “realitetit të shtuar” të bëjë matjen e terrenit e të përcaktojë pjerrësinë, këndin e kthesave apo lagështinë në rrugë.

Koncepti i ri u prezantua në “Showroom”-in e Shangait dhe Volkswagen ka si objektiv që mjetet të tilla t’i ofrojë me një çmim konkurrues dhe masivizues në vitin 2020.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 01:54
    Autori: GazetaExpress
    • Shikojeni se si riparohet kjo BMW e shkatërruar pothuajse plotësisht [VIDEO]

      Shikojeni se si riparohet kjo BMW e shkatërruar pothuajse plotësisht [VIDEO] 0

    Të tjera