Kthehu lart

Samsung do të lansojë Galaxy Noten me ekran të palosshëm

Samsung do të lansojë Galaxy Noten me ekran të palosshëm GazetaExpress

Përveç lansimit të altoparlantit të saj të parë të mençur, gjiganti i teknologjisë Samsung gjithashtu është duke përgatitur të lansojë smartfonin e saj të parë Galaxy Note me ekran të palosshëm.

Koh Dong-jin, presidenti i Samsung Mobile, ka thënë se kompania pritet të lansojë smartfonin me ekran OLED të palosshëm vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Deri atëherë, kompania duhet të zgjidhë disa probleme dhe nëse nuk i zgjidhë atëherë lansimi mund të shtyhet. Ai [Koh Dong-jin] nuk ka treguar se për cilat probleme është fjala.

Gjithashtu, kjo është hera e parë që Samsung publikisht tregon planin e veçantë për telefonat me ekran të palosshëm.

    Data: 14 Shtator 2017 03:19
    Autori: GazetaExpress
    • Audi SQ5 i ri supersportiv

      Audi SQ5 i ri supersportiv 0

    Të tjera