Kthehu lart

Prezantohet vetura më e shtrenjtë në histori

Prezantohet vetura më e shtrenjtë në histori GazetaExpress

Një makinë unike është prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë nga gjigandi francez “Bugatti”, në nder të tipit legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic të para luftës.

“Bugatti La Voiture Noire” kategorizohet si “makina e fundit GT” dhe bazohet në versionin standard të Bugatti Chiron.

Në përputhje me emrin, makina është e zezë dhe është punuar me fibra karboni. “Bugatti” sqaron se i është kushtuar vëmendje më e madhe aerodinamikës së automjetit, në mënyrë që të ketë sa më shumë linjë fluide.

Duke pasur parasysh se bazohet në Chiron, fuqia e motorit është 8.0 W16 me 4 turbo, që sigurojnë 1.500 kuaj fuqi, specifika këto të njëjta si te Bugatti Chiron dhe Divo.

Prodhuesi ende nuk ka bërë të ditur detajet mbi performancën e mjetit, por përveçse është makina më e shtrenjtë e ekspozuar në panairin e Gjenevës, Bugatti La Voiture Noire është bërë makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Kjo pasi, ai është shitur paraprakisht për 16.7 milionë euro. Blerësi është 81-vjeçari Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche. /Shqip

$15M Bugatti 'La Voiture Noire' - The Most Expensive Car of All Time

    Data: 05 Mars 2019 19:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera