Kthehu lart

Nga Londra në Tokio me tren: Hekurudha e propozuar nga Vladimir Putin (Foto)

Nga Londra në Tokio me tren: Hekurudha e propozuar nga Vladimir Putin (Foto) GazetaExpress

Hekurudha trans-siberiane mund të shtrihet deri në Japoni, kjo për shkak të një propozimi nga qeveria e Rusisë. Dy vendet janë në mes të diskutimeve serioze për ta ndërtuar një urë të gjatë 45 kilometra e cila do t’i lidhte ato me tren.

Nëse ura ndërtohet, do të ketë mundësi që me tren të udhëtohet nga Tokio në Londër të Britanisë së Madhe.

Presidenti rus, Vladimir Putin synon që të rrisë investimet në pjesët lindore të vendit. Së fundi ai ka qenë nikoqir i forumit ekonomik lindor të Rusisë, ku planet për këtë lidhje janë bërë të ditura, përcjell Gazeta Metro.

Ky hap mund të jetë i rëndësishëm për të dy vendet; të dy shtetet asnjëherë nuk nënshkruan një marrëveshje formale për paqe pas luftës së dytë botërore, kështu që ky propozim është quajtur historik.

13518.49 kilometra hekurudhë do të lidhin Londrën me Tokion me projektin ambicioz të propozuar nga qeveria ruse, që do të mundësonte kalimin e detit me tren.


    Temat:
    Data: 12 Shtator 2017 17:51
    Autori: GazetaExpress
    • Shikojeni se si riparohet kjo BMW e shkatërruar pothuajse plotësisht [VIDEO]

      Shikojeni se si riparohet kjo BMW e shkatërruar pothuajse plotësisht [VIDEO] 0

    Të tjera