Kthehu lart

Në Auto Sallon Tirana 2018 u prezantua vetura me çmim mbi 200,000 Euro [VIDEO]

Në Auto Sallon Tirana 2018 u prezantua vetura me çmim mbi 200,000 Euro [VIDEO] GazetaExpress

Nga data 31 Maj deri më 3 Qershor 2018 në Expocity Albania u mbajt edicioni i tretë i Auto Sallon Tirana 2018.

Gjatë këtyre ditëve u organizuan shumë aktivitete me adhurues veturash dhe jo vetëm, të cilët patën mundësinë të shohin nga afër modelet e fundit të veturave nga markat më prestigjioze të cilat ofrohen në tregun Shqiptar.

Çmimet e veturave të prezantuara në këtë panair ishin të ndryshme në varësi të markës dhe modelit të veturës duke filluar nga ato më të lirat që silleshin tek 10,000€ e deri tek modelet Premium me çmim mbi 200,000€.

Për të mësuar më shumë rreth këtij panairi dhe veturave të ekspozuara aty, shikoni rubrikën Auto Profil të përgatitur nga Autowoman në Televizionin T7 dhe pëlqeni faqen zyrtare në Facebook Autowoman me Editën

    Data: 08 Qershor 2018 10:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera