Kthehu lart

Modeli më i ri i KIA vjen në Frankfurt (Foto)

Modeli më i ri i KIA vjen në Frankfurt (Foto) GazetaExpress

KIA Stonic ka pasur premierën në panairin e veturave, i cili këtyre ditëve po mbahet në Frankfurt Motori i modelit për tregun evropian do të ketë motor 1.0 T-GDI turbo-benzinë me 120 kuaj fuqi, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe dizeli me 1.6 litra

Kia Stonic do të ketë sistem elektronik të asistimit të vozitjes, përfshirë frenimin automatik në rast rreziku, me funksion të detektimit të këmbësorëve në rrugë dhe paralajmërim për ndeshje të mundshme.

 Vetura posedon edhe teknologjinë për zbulimin e veturës tjetër në këndin e vdekur, sistemin e paralajmërimit ndaj automobilave tjerë me rastin e parkingut, si dhe sistemin e paralajmërimit në rast të lëshimit eventual të korsisë.

Pritet që Kia Stonic të arrijë në sallonet e shitjes në Evropë në tremujorin e fundit të këtij viti, kur edhe do të dihet çmimi i këtij automobili.

    Data: 14 Shtator 2017 06:49
    Autori: GazetaExpress
    • HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit

      HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit 0

    Të tjera

    • Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri

      Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri 0

    • Çfarë po ndodh me Bitcoin?

      Çfarë po ndodh me Bitcoin? 0