Kthehu lart

Krijohet disku USB më i vogël në botë me kapacitet 1TB

Krijohet disku USB më i vogël në botë me kapacitet 1TB GazetaExpress

Çdo vit në CES, krahas inovacioneve në televizorë dhe laptopë, kompanitë tregojnë risitë e tyre edhe në produktet e memories. Këtë vit, SanDisk prezantoi një prototip i cili supozohet të jetë disku USB më i vogël në botë me kapacitet 1 terabajt.

Ky disk nuk është ai me kapacitetin më të lartë në botë, sepse ky titull ende mbahet nga Kingston DataTraveler Ultimate GT me kapacitet 2TB. Megjithatë, prototipi i SanDisk ka avantazh dizajnin e hollë dhe super të vogël.

SanDisk po ashtu ka përqafuar teknologjinë USB-C dhe ka lënë pas USB 3.0, dhe do të thotë se mund të transferoni të dhëna direkt edhe nga telefoni Android. 

Aktualisht, ky disk USB është vetëm prototip, pa asnjë çmim apo datë zyrtare debutimi. 

E kur të mbërrijë në treg, nuk ka për të qenë aspak i lirë. Për t'i vënë gjërat në perspektivë, një disk USB 1TB USB-C SSD kushton 350 dollarë.

    Data: 10 Janar 2018 19:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera