Kthehu lart

Këto gjëra assesi mos i bëni nëse ju ka rënë telefoni në ujë

Këto gjëra assesi mos i bëni nëse ju ka rënë telefoni në ujë GazetaExpress

Orizi, tharësja e flokëve dhe furra e shporetit… janë disa nga gjërat për të cilat besohej se mund t’ua shpëtojë telefonin që ju ka rënë në ujë.

Edhe nëse ju ka rënë telefoni në uji, ekzistojnë gjasa të mëdha ta “shpëtoni” por nevojitet vetëm durim. Megjithatë, “vdekja” e telefonat që kanë rënë në ujë konsiderohet të jetë rryma, transmeton Telegrafi

Pasi që ta keni nxjerrë nga uji, në asnjë mënyrë mos e kyçni në mbushës, por as mos e ndizni për ta kontrolluar nëse punon!

Energjia elektrike dhe uji që ka mbetur brenda telefonit mund të shkaktojnë lidhje të shkurtë, dhe të nxisin dëm më të madh. Edhe nëse punon telefoni pasi që ka rënë në ujë, preferohet të fiket, pasi që ai do të prishet më vonë kur uji të arrin tek konektori dhe sensori.

Shpesh kemi dëgjuar duke u folur se si është mirë të futet telefoni në oriz për t’ia nxjerr ujin. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe, pasi që sheqernat dhe mineralet e orizit mund të futen në pajisje të vogla brenda telefonit dhe ta prishin.

Është e vërtetë që e absorbon ujin, por jo edhe nga brenda pajisjes. Por, assesi mos tentoni t’ia largoni ujin me tharëse të flokëve. Me këtë metodë vetëm sa do ta shtyni ujin më thellë në pajisje, kurse nxehtësia mund t’i shkatërrojë kabllot.

    Data: 13 Shtator 2017 05:39
    Autori: GazetaExpress
    • HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit

      HTC do t'i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit 0

    Të tjera

    • Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri

      Rrjedhin fotografi të Volvo XC40 SUV të ri 0

    • Çfarë po ndodh me Bitcoin?

      Çfarë po ndodh me Bitcoin? 0