Kthehu lart

Kështu mund t’i lexoni mesazhet në WhatsApp “fshehurazi”, pa e kuptuar dërguesi

Kështu mund t’i lexoni mesazhet në WhatsApp “fshehurazi”, pa e kuptuar dërguesi GazetaExpress

Nëse nuk doni t’i ktheni dikujt përgjigje në Whatsapp, por në të njëjtën kohë jeni kuriozë për të parë se çfarë u ka shkruar, ka një zgjidhje për ju.

Ekziston një mënyrë që mund t’iu lejojë t’i lexoni mesazhet pa u aktivizuar “tiku” blu që nënkupton se mesazhi është lexuar nga marrësi.

Por, përdoruesit e iPhone mund t’i lexojnë mesazhet pa i lënë të kuptohet personit tjetër. Shumica e modeleve të reja të iPhone vijnë me një funksion të njohur si Touch 3D.

Ekrani ka një shtresë shtesë të ndjeshmërisë së kontaktit në të, kështu që duke shtypur fort në ekran, mund të keni në dispozicion opsione të reja.

Nëse shtypni fort dhe mbani gishtin gjatë në bisedën e WhatsApp, do të merrni një vrojtim të plotë të asaj që është brenda. Kështu do mund ta lexoni mesazhin pa rënë në sy fare.

    Data: 04 Mars 2019 08:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera