Kthehu lart

iOS 12 ju mundëson përdoruesve të kufizojnë kohën që shpenzojnë në iPhone

iOS 12 ju mundëson përdoruesve të kufizojnë kohën që shpenzojnë në iPhone GazetaExpress

Kompania “Apple” do të ofrojë mënyra të reja për njerëzit që dëshirojnë të kufizojnë kohën që shpenzojnë me iPhone-in e tyre. Ndërkaq, kompania paraqiti edhe funksione të reja që synojnë t’i bëjnë produktet e saj të domosdoshme. Ky paradoks u shfaq gjatë Konferencës Botërore të Programuesve, ku drejtuesit e kompanisë “Apple” paraqitën programet që do t’i ofrohen publikut në të ardhmen.

Disa nga funksionet e reja po mundësohen pas kritikave se paisjet po krijojnë gjithnjë e më shumë ndërvarësi dhe shpërqëndrim.

Por, Apple e bën të qartë se shpreson gjithashtu që paisjet dhe shërbimet e saj të jenë edhe më joshëse, madje të parezistueshme. Programi i asistentit dixhital Siri do të ketë hapësira të reja për të funksionuar si “truri rezervë” i përdoruesve. Do të ketë mundësira të reja argëtimi dhe komunikimi.

Por, Apple po paraqet gjithashtu edhe opsione të reja për mosbezdisjen e përdoruesve, ose opsione për p.sh. zbehjen automatike të ekranit përpara orarit të gjumit. Gjithashtu, njerëzit do të mund të përcaktojnë kufizime kohore për përdorimin e çdo aplikacioni.

“Pra, Apple njoftoi sot inciativën për ‘shëndetin dixhital’. Duket se janë një grupim opsionesh të integruara në aplikacione që me kalimin e kohës do t’ju ndihmojnë të përdorni më pak telefonin tuaj. Pra, Apple ka pranuar kështu se njerëzit ndërvaren nga celularët e tyre dhe me opsionet e reja i ndihmon të shkëputen nga hapja e kotë e celularit”, thotë Brian Blau, zv.president i kompanisë “Gartner”.

Sidoqoftë, Apple po shton opsione të reja për realitetin e shtuar virtual, me objekte të reja memoji që mund të përdoren në mesazhe, si dhe elemente argëtimi që shfaqen si pjesë e botës së vërtetë.

“Është një përpjekje e kompanisë Apple për t’i mbajtur të kënaqur përdoruesit, duke u ofruar opsione më të shumta për personalizimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre indvidual dhe duke iu përshtatur punës që bëjnë”, thotë zoti Blau.

Konferenca e programuesve zhvillohet deri më datën 8 qershor në San Jose, të Kalifornisë. /VoA

    Data: 05 Qershor 2018 23:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera