Kthehu lart

Honor 7C lansohet javën e ardhshme, vjen me 4 GB RAM

Honor 7C lansohet javën e ardhshme, vjen me 4 GB RAM GazetaExpress

Telefoni i ri i Huaweit, Honor 7C, pritet të lansohet javën e ardhshme.

Kjo është kuptuar pas publikimit të një afisheje në rrjetin social kinez, Weibo.

Sipas afishes, Huawei Honor 7C pritet të lansohet më 12 mars, transmeton Koha.net. Ai pritet të vijë me ekran 5.99-inç, dy SIM kartela dhe një port për kartelën microSD, si dhe me kamerën kryesore të dyfishtë.

Sipas TENAA, ekrani i Honor 7C do të ketë me rezolucion prej 1,440 x 720 pikselë dhe raport të ekranit prej 18:9, ndërsa kamera kryesore e dyfishtë është 13 + 20 megapikselë dhe ajo e përparme prej 8 megapikselë. Po ashtu, Honor 7C pritet të vijë me 3 ose 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.

Huawei Honor 7C do të punojë me sistemin operativ Android 8.0 Oreo me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8.0 dhe baterinë prej 2,900 mAh. Po ashtu, pritet të jetë në dispozicion me ngjyrë ari, të kaltër dhe të zezë. Kur do të arrijë në Evropë, çmimi i tij pritet të jetë rreth 200 euro.

    Data: 07 Mars 2018 05:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera