Kthehu lart

Dërgoja gjysmëhënën dikujt në Messenger dhe shiko çfarë ndodh

Dërgoja gjysmëhënën dikujt në Messenger dhe shiko çfarë ndodh GazetaExpress

Përderisa iOS 13 pritet të shtojë opsionin e shumëpritur “Dark Mode”, Facebook duket se është duke e testuar një ndërfaqe të tillë të errët në aplikacionin e tij Messenger.

Siç u vërejt nga një përdorues i Reddit, ekziston një mënyrë e fshehtë se si të aktivizoni “Dark Mode” në aplikacionin Messenger. Krejt çfarë duhet të bëni është kjo.

Nuk ka ndonjë buton që e aktivizon menjëherë këtë ndërfaqe të re. Kështu, ajo çfarë duhet të bëni është të shkoni tek një bisedë në Messenger dhe t’ia dërgoni dikujt emojin e gjysmëhënës, shkruan Express. 

Mund t’ia dërgoni dikujt ose direkt vetes, për ta aktivizuar ndërfaqen e errët. Sapo ta dërgoni emojin, klikoni në njoftimin që ju shfaqet lartë i cili thotë “you found Dark Mode!” (keni gjetur modalitetin e errët”).

Prej aty, kaloni në settings të Facebook Messenger dhe aktivizojeni opsionin “Dark Mode” përmes butonit. Kjo ndërfaqe e re, ju ndihmon që të keni një eksperiencë shumë më të mirë në Messenger gjatë natës.

    Data: 03 Mars 2019 17:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera