Kthehu lart

Apple prezanton iOS 12: Shpejtësi dhe shumë risi

Apple prezanton iOS 12: Shpejtësi dhe shumë risi GazetaExpress

Gjatë konferencës WWDC 2018, Apple ka prezantuar zyrtarisht sistemin e ri operativ iOS 12 për iPhone dhe iPad. iOS 12 do të përqëndrohet kryesisht tek performanca e pajisjeve më të vjetra të cilat do të punojnë më shpejt duke përgjysmuar kohën e hapjes së një aplikacioni. iOS 12 mund të instalohet në të gjitha pajisjet që aktualisht punojnë me iOS 11.

Një risi e rëndësishme vjen edhe për realitetin e zmadhuar. iOS 12 integron Measure, një aplikacion të ri që do të ofrojë mundësinë për të matur objekte në botën reale duke shfrytëzuar një metër virtual: mjafton të drejtoni treguesin dhe të vizatoni një vijë të drejtë duke u spostuar në ekran, për të bërë një matje të saktë. Falë këtij aplikacioni mund edhe të shfrytëzoni fotokamerën e iPhone për të fokusuar një foto ose korrnizë dhe do të keni menjëherë përmasat e saj.

Versioni i ri i aplikacionit Photos në iOS 12 do të shfrytëzojë një motor kërkimi për fotografitë duke fuqizuar inteligjencën artificiale, duke ofruar mundësinë për të kërkuar fjalë të caktuara, vende, evente dhe aktivitete të ndryshme që sistemi do t'i njohë duke analizuar pozicionin dhe orarin kur është shkrepur fotoja. Do të merrni edhe sugjerime për të ndarë foto me miqtë tuaj që ndodheshin bashkë me ju në një aktivitet të caktuar.


Siri bëhet akoma më inteligjent. Me përditësimin e ri asistenti vokal i Apple do të mbajë mend rutinën tonë të përditshme falë "shortcuts", që ofrojnë qasje me disa lidhje të shpejta dhe gjithashtu ofrojnë edhe mundësinë për të impostuar disa fraza të personalizuara, për shembull informacione rreth një udhëtimi të shpëtuar brenda një aplikacioni që merret me prenotime udhëtimesh.

Edhe funksioni Do not Disturb vjen me disa risi. Do not Disturb natën është i domosdoshëm gjatë gjaumit, por siç shpjegohet edhe gjatë konferencës, nëse aktivizojmë telefonin shpesh herë gjatë natës për të kontrolluar orën na vijnë njoftime pa fund që mund të na bezdisin. Funksioni i ri do të bllokojë njoftimet, të cilat do të jenë të disponueshme vetëm në mëngjes.


Njoftimet do të grupohen sipas aplikacionit. Një funksion mjaft interesant për të cilin ju kemë foluar edhe më parë në faqen iPhoneAlbania. Tani njoftime të ndryshme për të njëjtin aplikacion do të grupohen sëbashku njëra sipër tjetrës dhe me një tap mund t'i shikoni ato. Me anë të gjesteve mund të vendosni t'i fshini ose bllokoni ato në çdo moment.

Apple dëshiron që ta përdorim më rrallë iPhone. Këtë e konfirmon edhe funksioni i ri kundër varësisë nga smartphone. Është një nga risitë më interesante dhe është në gjëndje të përllogarisë sa kohë kalojmë me një aplikacion të caktuar, duke shpalosuar ato që na hanë më shumë kohë gjatë ditës. Falë këtij funksioni mund të impostojmë edhe një limit kohor për një aplikacion të caktuar, që do na njoftojë nëse e kalojmë atë limit.

Animoji të reja në iOS 12 që do të quhen MeMoji. Tani mund të personalizoni aspektin fizikt të tyre në mënyrë që t'u ngjajë sa më shumë juve. Nga ngjyra e lëkurës, tek stili i flokëve e deri tek aksesorë si syzet. Facetime sjell më në fund video-telefonatat në grup.

iOS 12 do të jetë i disponueshëm menjëherë në versionin beta për zhvilluesit, ndërsa versioni beta publik do të lëshohet pas disa ditësh. Ndërsa versioni zyrtar do të vijë në muajin shtator sëbashku me modelet e reja iPhone. /iPhoneAlbania


    Data: 04 Qershor 2018 21:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera