Kthehu lart

5 miliarderët që ngasin vetura të lira [FOTO]

5 miliarderët që ngasin vetura të lira [FOTO] GazetaExpress

Edhe pse kanë miliarda pasuri, veturat e tyre janë nga më të lirat në treg.

Shumica e njerëzve të pasur investojnë shuma marramendëse në vetura të shtrenjta ekzotike si Porsche 911 që e ka bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates. Por jo të gjithë këta miliarderë investojnë shuma të tilla në vetura, ata ju befasojnë me zgjedhjet e tyre.

1. Warren Buffett është pronar i Berkshire Hathaway dhe është njëri ndër njerëzit më të pasur në botë me miliarda dollarë pasuri. Por ai është dorështrënguar kur vjen puna tek shpenzimi i parave. Ai nuk shpenzon asnjëherë më shumë se 3.17 dollarë për mëngjes dhe jeton në po të njëjtën shtëpi të cilën e kishte blerë për 31,500 dollarë në vitin 1958 (vlera e kësaj shtëpie sot llogaritet rreth 260,000 dollarë). Buffett nget një veturë Cadillac XTS të vitit 2014 e cila ka një vlerë prej 45,000 dollarë.

2. Mark Zuckerberg i cili është pronar i Facebook nget një veturë Acura TSX vlera e së cilës është 30,000 dollarë.

3. Alice Walton e cila konsiderohet si femra më e pasur në botë nget një Ford F-150 King Ranch të vitit 2006 çmimi i të cilit është rreth 40,000 dollarë.

4. Ingvar Kamprad i cili ka ndërruar jetë në Janar të këtij viti ishte themelues i IKEA dhe kishte një pasuri prej miliarda dollarë. Ai kishte në pronësi një veturë Volvo 240 GL të vitit 1993 të cilën e kishte ngarë për më shumë se dy dekada. Kur ishte blerë e re, kjo veturë kishte vlerë 22,000 dollarë, ndërsa sot vetëm disa qindra dollarë.

5. Steve Ballmer i cili është pronar i Los Angeles Clippers dhe ish shef i Microsoft me krenari nget vetura Ford pasi që babai i tij kishte punuar si menaxher në Ford Motor Company, transmeton Express. Tani aj ka në pronësi një Ford Fusion Hybrid i cili i ishte dorëzuar atij në vitin 2009 personalisht nga vet drejtori ekzekutiv kompanisë Ford në atë kohë, Alan Mulally.

    Data: 09 Mars 2018 16:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera