Kthehu lart

Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar”

Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar” GazetaExpress

Komiteti selektues do t’i vlerësojë tre filma për të marrë vendimin se cili do të jetë propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar”.

“T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit, “Eho” i Dren Zherkës, “Rooftop Story” nen regji të Gazmend Nelës janë treshja e filmave, ekipet e të cilëve i janë përgjigjur thirrjes për aplikim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, e cila është përmbyllur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tre këta filma janë të bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Dy të parët ngjarjen e zhvendosin në kohën e pasluftës - njëri që vë në fokus dy personazhe që ndihen të humbur dhe kërkojnë pranimin, e tjetri i konceptuar si homazh për një gjeneratë me protagonistin që e përmbyll qarkun jetësor në një gjendje të rëndë vetmie. Ndërsa, i treti flet për humbjen dhe pendimin.

Kriteri bazë që të mundë të jenë propozim i Kosovës për “Oscar” është që filmat të jenë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor e vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” .

    Data: 13 Shtator 2017 02:49
    Autori: GazetaExpress
    • “Romanet e Kadaresë lexohen nga 20 milionë lexues"

      “Romanet e Kadaresë lexohen nga 20 milionë lexues" 0

    Të tjera