Kthehu lart

Mirjeta Qehaja vjen me ekspozitën e parë personale

Mirjeta Qehaja vjen me ekspozitën e parë personale GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 11:02

Mirjeta Qehaja shfaq ekspozitën e parë personale sot në orën 14:00 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë.


Lindur më 25 nëntor 1995 në Gjakovë, Shkollën fillore dhe të mesme në profilin shoqëror i kreu në Gjakovë.

E impresionuar nga fusha e artit, shoqëria, problemet sociologjike dhe përditshmërisë kosovare vendos të studiojë në fakultetin e arteve, gjegjësisht dega pikturë në vitin 2014.

Rrugëtim ky qe nise një jete te re si për boten e artit po ashtu edhe një jete te pavarur si studente ne Prishtine. Kjo e ndihmon ta kalisë Mirjetën edhe me fort ne fushën te cilën ajo ka zgjedhur për te trajtuar jetën shoqërore dhe te bukurat qe sjell ajo duke filluar nga dashuria, romantizmi, natyra, iluzionet dhe bukuri te tjera frymore te cilat ajo me se miri di t'i shprehë në pikturë.

Aktualisht ajo është absolvente dhe vetëm për kaq kohe deri me tani ajo ka marre pjese ne shume ekspozita kolektive shkollore, akademike dhe jashtakademike nder to me te rëndësishmet: "unë dhe kultura" 2015 "arti dhe te drejtat e njeriut" 2015 "ti je artist" 2016 ,"queston of the day"2016, "ajo beson" 2017 organizuar nga kryetarja e komunës së Gjakovës etj.

Që nga fillimi i rrugëtimit të saj ajo korri shume suksese duke fituar vendet e para ne ekspozitat shkollore-akademike. Tani kjo është ekspozita e saj e parë personale me titull.

    Data: 13 Shtator 2017 11:02
    Autori: GazetaExpress
    • Banorët e Thethit kërkojnë mbështetje për rivitalizimin e kullave 0

    Të tjera